Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Çështja e Kosovës s'është zgjidhur



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka deklaruar se askush nuk duhet të pohojë se çështja e Kosovës është e zgjidhur, dhe se Serbia nuk e ka thënë fjalën e fundit.

“Përkundër përpjekjeve të mbështetësve të pavarësisë së Kosovës, atyre nuk do t’u shkojë për dore që ta tregojnë atë si çproces të pakthyeshëm dhe ta mbyllin atë çështje. Konsiderojmë se hap pas hapi duhet treguar se alternativa për njëanshmërinë ligjore megjithate ekziston”, ka thënë Medvedev për të përditshmen “Veçernje Novosti”.

Një ditë para vizitës në Beograd, Medvedev ka deklaruar se Rusia po merr pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës “në bazë të formulës, e cila është harmonizuar me kolegët serbë”, respektivisht që Beogradi të dalë me iniciativa, kurse Rusia ta mbështesë.
XS
SM
MD
LG