Ndërlidhjet

logo-print

Film për luftën Gjeorgji - Rusi


Gori, 9 gusht 2008

Gori, 9 gusht 2008

Me regji të Deni Harlin, në Holivud kanë filluar xhirimet për filmin më të ri, mbi konfliktin e armatosur Gjeorgji - Rusi. Në rolin kryesor do të jetë aktori Endi Garsia.





Aktori amerikan Endi Garsia ka mbërritur në Tbilisi për ta portretizuar presidentin Mihail Saakashvili në filmin e ri për luftën e vitit të kaluar me Rusinë.

Mediat lokale thanë se Garsia do të xhirojë dy ditë skenat e filmit brenda pallatit presidencial.

Filmi flet për një gazetar amerikan dhe një kameraman, të cilët mbetën të kapur nga luftimet që u zhvilluan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Regjisor i filmit është amerikano-finlandezi Reni Harlin, i njohur me filmin “Die Hard 2”.

Mediat ruse kanë raportuar se edhe regjisori serb Emir Kusturica gjithashtu planifikon një film mbi konfliktin e njëjtë, por nga këndvështrimi i Osetisë së Jugut.

********
Kjo video paraqet kronologjinë e luftës Gjeorgji - Rusi.

XS
SM
MD
LG