Ndërlidhjet

Gorbaçov: Demokracia në Rusi – tallje


Ish presidenti sovjetik, Mihael Gorbaçov, tha se zgjedhjet në Rusi janë shndërruar në përqeshje të demokracisë.

Këto komente në të përditshmen, Novaja Gazeta, ai i bëri duke u shprehur për qëndrimin e partisë Rusia e Bashkuar, e udhëhequr nga kryeministri Vlladimir Putin, lidhur me zgjedhjet lokale, që kanë nxitur dyshime për vjedhje dhe largimin nga Parlamenti të tri partive opozitare.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se zoti Gorbaçov deri tash ishte i kujdesshëm për të mos i kritikuar liderët e rinjë të Rusisë.
XS
SM
MD
LG