Ndërlidhjet

SHBA: Masat shpëtuan mijëra vende pune në arsim


Masa stimuluese në vlerë prej 787 miliardë dollarësh, të cilën Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi më herët këtë vit, i ka shpëtuar së paku 250 mijë vende të punës në sistemin arsimor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ky është një indikacion më tepër se si Akti i Ripërtritjes po ndihmon në ruajtjen e punës për edukatorët dhe mësuesit”, tha zëvendës presidenti amerikan, Xho Bajden, duke i komentuar këto të dhëna.

“Raportet iniciale nga shtetet tregojnë se masat stimuluese kanë krijuar ose ruajtur më se 250 mijë vende pune në arsim në Shtetet e Bashkuara”, tha sekretari amerikan për edukim, Erni Dankan.
XS
SM
MD
LG