Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani: Vazhdon ofensiva kundër talibanëve


Ushtria e Pakistanit thotë se do t’i marrë në shënjestër liderët e talibanëve gjatë ofensivës kryesore, që e ka ndërmarrë kundër militantëve në rajonin e Vaziristanit Jugor, tha gjenerali pakistanez, Atar Abas, në konferencën e tij të parë për media, prej të shtunës, kur ofensiva filloi.

Sipas tij, deri tash, janë vrarë nëntë ushtarë dhe 78 militantë.

Afro 30 mijë trupa janë dërguar në rajonin veriperëndimor të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Raportohet se afro 100 mijë civilë janë larguar nga ky territor.
XS
SM
MD
LG