Ndërlidhjet

Brazil: Para Olimpiadës - siguria problem


Rio de Zhanejro gjendet para një lufte të rëndësishme për t’i zgjidhur problemet e sigurisë para Lojërave Olimpike Verore në vitin 2016, tha sot prefekti i qytetit, Eduardo Paes.

Se sa është problem i madh çështja e sigurisë në këtë metropolë braziliane, tregojnë të dhënat më të reja se vetëm gjatë fundjavës së kaluar në Rio de Zhanejro u vranë 14 vetë.

“Kurrë nuk i kemi fshehur problemet që i kemi”, tha zoti Paes, duke shtuar se para autoriteteteve të qytetit është “punë e madhe dhe rrugë e gjatë”.
XS
SM
MD
LG