Ndërlidhjet

Kosovë: U arrestuan 12 policë kufitarë


Drejtoria për krime ekonomike dhe korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar 12 zyrtarë policorë me dyshim të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit.

Lajmin e bëri të ditur, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, i cili njoftoi se policët e arrestuar kanë qenë të angazhuar në kuadër të policisë kufitare - rajoni i Lindjes.

“Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Qarkut të Gjilanit dhe ata janë në paraburgim. Paralel me atë, Policia e Kosovës udhëheq edhe hetimet e brendshme, të cilat janë inicuar menjëherë ndaj këtyre zyrtarëve policorë. Ata janë suspenduar nga puna, ndërsa lënda i është dorëzuar edhe inspektoratit policor të Kosovës, i cili tash udhëheq hetimet e brendshme ndaj këtyre zyrtarëve policorë”, u shpreh Ahmeti, për të shtuar se arrestimi është bërë pas më se dy muajsh të hetimeve.

Mësohet se 12 policët e arrestuar kanë qenë pjesë e një njësiti patrullues në pikën kufitare në rajonin e Lindjes.
XS
SM
MD
LG