Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: U bisedua për reduktim të armatimit


Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Gjenevë, kuadër të rundit më të ri të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së re për reduktimin e armatimit.

Marrëveshja e re do ta zëvendësonte Traktatin për Reduktimin e Armatimit Strategjik nga viti 1991, i njohur si START 1, i cili përfundon këtë vit.

Negociatat për këtë çështje ishin shtyrë nga planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketetore në Evropën Qendrore.

Këto plane ishin kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Barak Obama, shpalli tërheqjen nga planet për këtë sistem.
XS
SM
MD
LG