Ndërlidhjet

Pakistan: Vazhdon ofensiva kundër talibanëve


Raportohet se forcat e Pakistanit e kanë marrë kontrollin në qytetin Kotkai, që konsiderohet bazë e fortë e talibanëve, derisa po vazhdon ofensiva në rajonin Vaziristani Jugor.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se ushtarët e mbështetur nga aeroplanët luftarakë dhe artileria, në këtë qytet depërtuan mbrëmë vonë.

Ushtria thotë se prej të shtunës, kur ka filluar ofensiva, janë vrarë 78 militantë dhe nëntë ushtarë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se është i inkurajuar nga kjo ofensivë e ushtrisë pakistaneze, por, sipas tij, është shumë herët të jepen vlerësime për të arriturat e saj.
XS
SM
MD
LG