Ndërlidhjet

OKB: Karzai do ta respektoj ligjin zgjedhor


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka siguruar atë se “do ta respektoj plotësisht” procesin kushtetues edhe nëse kjo nënkupton mbajtjen e rundit të dytë të zgjedhjeve presidencaile.

Një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara tha se Ban Ki-mun me Hamid Karzain ka biseduar dje.

Kjo bisedë u zhvillua derisa Komisioni për hetimin e vjedhjeve në zgjedhje, ka vendosur që ta anuloj një sasi të votave të zotit Karzai nga zgjedhjet presidenciale të mbajtura në muajin gusht.

Ky veprim i Komisionit, praktikisht, e detyron presidentin Karzai, që ta pranoj edhe rundin e dytë të zgjedhjeve kundër rivalit të tij kryesor, ish ministrit të jashtëm, Abdullah Abdullah.
XS
SM
MD
LG