Ndërlidhjet

logo-print

Iran kërkon që OKB-ja ta dënoj sulmin me bombë


Irani po kërkon që Kombet e Bashkuara ta dënojnë sulmin me bombë, nga i cili u vranë 42 vetë, përfshirë edhe disa komandantë të Gardës Revolucionare të këtij vendi.

Ambasadori iranian në OKB, Mohamed Kazai, këtë kërkesë e bëri në një letër dërguar ambasadorit të Vietnamit, Li Luon Min, i cili aktualisht e kryeson Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori iranian tha se grupi kryengritës mysliman sunit, Xhundollah, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në provincën Sistan – Baluçestan, që u bë të dielën.
XS
SM
MD
LG