Ndërlidhjet

Kroaci: Ish ushtarët u arrestuan për krime të luftës


Policia e Kroacisë ka arrestuar shtatë ish ushtarë kroatë të dyshuar për vrasjen e ushtarëve serbë në Bosnjë Hercegovinë, në përfundim të luftës në këtë vend.

Mediat lokale kanë raportuar se shtatë personat janë të dyshuar për vrasjen e pesë ushtarëve serbë të burgosur në pjesën perëndimore të Bosnjës.

Vrasjet u bënë në shtator të vitit 1995, gjatë operacionit të përbashkët të ushtrive të Kroacisë dhe të Bosnjës kundër serbëve të Bosnjës, thotë raporti.
XS
SM
MD
LG