Ndërlidhjet

Ronaldo: Barcelona më e mirë se Reali


Futbollisti i Realit të Madridit, Kristijano Ronaldo, ka deklaruar se Lionel Mesi i Barcelonës sivjet mund të fitoj “Topin e artë”, që i jepet futbollistit më të mirë të Evropës dhe ka shtuar se Barcelona aktualisht është ekip më i mirë se Reali.
“Mesi është favorit. Pse jo? Do të jetë e merituar nëse fiton Topin e artë”, ka thënë Ronaldo.
Ai ka pranuar se Barcelona sivjet është ekip më i kompletuar se Reali:
“Janë më të mirë, sepse luajnë së bashku tash sa sezona dhe jo vetëm disa muaj, si ne në Real. Respektojmë Barcelonën, por duhet pritur fundin e kampionatit për të parë se kusht do të bëhet kampion”, ka konkluduar Ronaldo.
XS
SM
MD
LG