Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Mbështesim Serbinë rreth Kosovës



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka filluar vizitën një ditore në Serbi.

Medvedev u takua me homologun e tij serb Boris Tadiç. Pas takimit Medvedev e Tadiç deklaruan se i mbeten qëndrimit të tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Rusia do vazhdojë të mbështesë Serbinë në çështjen e Kosovës, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Kjo mbështetje bazohet në ligjin ndërkombëtar”, tha Medvedev.

Në prag të vizitës shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç deklaroi se “vizita do të konfirmojë unitetin në qëndrimet politike dhe mbështetjen reciproke të Serbisë e Rusisë në arenën ndërkombëtare”.

Çështjet ekonomike pritet të janë në qendër të takimit me zyrtarët e qeverisë serbe, ku mes të tjerash do të konkretizohet dhe kredia ruse prej 1 miliardë dollarësh për Serbinë.
XS
SM
MD
LG