Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Raundi i dytë i “Dejton 2”



Zyrtarët evropianë dhe amerikanë filluan sot raundin e dytë të bisedimeve me udhëheqësit e Bosnjës rreth ndryshimeve kushtetuese që do ta afrojnë Bosnjën me Bashkimin Evropian. Serbët e Bosnjës e kanë hedhur poshtë propozimin mbi reformat kushtetuese, por megjithatë po marrin pjesë në bisedime. Rishkrimi i Kushtetutës është jetik për integrimin e Bosnjës në BE.

Të treja komunitetet në Bosnjë kanë qëndrime të ndryshme rreth reformave kushtetuese. Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dje deklaroi se propozim paketa e reformave është “politikisht jokorrekte dhe bazë e papranueshme për bisedime”.

Në bisedimet e sotme, që janë quajtur “Dejton 2”, marrin pjesë nënsekretari amerikan i Shtetit Xhim Shtjanberg, ministri i jashtëm suedez Karl Bild dhe eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG