Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rusia po shkel armëpushimin



Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të vendosin pjesë të mbrojtjes raketore në vende që nuk janë anëtare të NATO-s. Ndimëssekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Aleksandër Vershbou tha se Uashingtoni “nuk po diskuton vendosjen e ndonjë baze ushtarake” në Gjeorgji.

Më tej Vershbou ka theksuar se Rusia nuk po respekton armëpushimin, që i dha fund luftës së gushtit të vitit 2008 në Osetinë e Jugut.

Ai shtoi se është e rëndësishme të kemi “sy dhe veshë ndërkombëtarë” në rajonin separatist të kontrolluar nga Rusia, në mënyrë që të mos lejojmë rritjen e tensioneve.

Vershbou i bëri komentet gjatë vizitës së tij në Tbilisi.
XS
SM
MD
LG