Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Vendimi i Kabulit, pozitiv



Presidenti amerikan Barak Obama ka mirëpritur vendimin për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke e cilësuar si hap drejt demokracisë.

Raundi i dytë i votimeve për zgjedhjet presidenciale afgane do të mbahet më 7 nëntor. Lajmi u bë publik nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor.

Presidenti aktual Hamid Karazai e mbështeti vendimin duke e cilësuar si “hap përpara” për demokracinë afgane. Vendimi erdhi pasi hetimet e Kombeve të Bashkuara dëshmuan “prova të qarta të manipulimit të votave” në 20 gusht.

Në turin e dytë do të përballen presidenti aktual Karzai me ish ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.
XS
SM
MD
LG