Ndërlidhjet

Bajden filloi turneun evropian



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden arrin sonte në Varshavë, ku nesër do të zhvillojë takime me presidentin e kryeministrin polak. Mbrëmjen e së mërkurës Bajden do të udhëtojë drejt Rumanisë. Në Bukuresht Bajden do të mbajë dhe një fjalim lidhur me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Evropën Qëndrore.

Të premten Bajden do vizitojë Çekinë ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Qëllimi i vizitës është sigurimi i Çekisë dhe Polonisë lidhur me politikat amerikane në rajon, pas tërheqjes së planit për ngritjen e një pjese të mbrojtjes raketore në këto dy vende.
XS
SM
MD
LG