Ndërlidhjet

Bota përgëzon Karzain



Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur mbështetjen që presidenti afgan dha për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.
Presidenti Obama e cilësoi vendimin “hap të rëndësishëm për demokracinë” në Afganistan.

Kreu i Kombeve të Bashkuara përgëzoi Karzain për vendimin, duke theksuar se raundi i dytë do të jetë “sfidë e madhe”.

Edhe presidenti francez, Sarkozi e cilësoi homologun e tij afgan si burrështetas.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë mirëpriti vendimin dhe kërkoi nga të gjitha palët e përfshira të tregojnë “përgjegjësi dhe qetësi”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 7 nëntor. Karzai do të garojë me ish ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.
XS
SM
MD
LG