Ndërlidhjet

Bajden nisi vizitën në Poloni



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ka arritur në Varshavë, duke shënuar vizitën e nivelit më të lartë të administratës Obama në Poloni.

Vizita e Bajdenit shihet nga polakët si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara pas vendimit të Uashingtonit, që të heqë dorë nga planet për vendosjen e mbrojtjes raketore në Evropë.

Vizita dy ditore e Bajdenit në Poloni do të pasohet nga dy ndalesa të tjera, në Rumani e Çeki.
XS
SM
MD
LG