Ndërlidhjet

Obama: 2011, afati i largimit nga Iraku



Presidenti amerikan Barak Obama është takuar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut Nuri al Maliki.

Çështjet e sigurisë kanë zënë vendin kryesor të takimit, por nuk kanë mbetur pa u diskutuar dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes dy vendeve.
Presidenti amerikan ka theksuar angazhimin e Uashingtonit për të respektuar planin mbi tërheqjen e trupave.

“Dua t’i ritheksojë kryeministrit Maliki angazhimin tim se do të tërheqim trupat luftarake deri në gushtin e vitit të ardhshëm, derisa tërheqja e plotë, e të gjithë ushtarëve amerikanë nga Iraku, do të realizohet deri në vitin 2011”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG