Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet bërthamore me Iranin



Bisedimet ndërmjet Iranit dhe tre fuqive botërore që synojnë t’i japin fund krizës rreth programit bërthamor të Iranit, kanë vazhduar sot në Vjenë.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe Irani po mundohen t’i përpunojnë detajet në përpjekje për të arritur marrëveshje qëuraniumi i pasuruar i Iranit të dërgohet për procesim të mëtejmë në Rusi dhe Francë.

Marrëveshja synon t’i heqë shqetësimet e Perëndimit se pasurimi i uraniumit është pjesë e programit të fshehtë të armatimit bërthamor.

Bisedimet nën kryesimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore filluan të hënën.
XS
SM
MD
LG