Ndërlidhjet

Cërvenkovski: Demarkacioni ka rëndësi të madhe



Kryetari i lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Branko Cërvenkovski e ka vlerësuar si shumë pozitiv demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ai i bëri këto komente në Lubjanë pas takimit me kryeministrin slloven Borut Pahor, i cili është kryetar i partisë socialdemokratëve të Sllovenisë.

“Sa u përket reagimeve të Serbisë, ato për mua ishin të pritshme”, tha Cërvenkovski, duke shtuar se Beogradi duhet “ta pranojë faktin se pasi Maqedonia e njohu pavarësinë e Kosovës, herët apo vonë do të pasonte marrëveshja rreth kufirit”.

Ish presidenti Cërvenkovski ka shprehur bindjen se demarkacioni i kufirit dhe njohja e Kosovës do të ndikojnë shumë pozitivisht te të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ku 25 % janë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG