Ndërlidhjet

Bajden: Mbrojtja raketore do të mbulojë Evropën



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden tha se mburoja e re raketore amerikane synon edhe mbrojtjen e Evropës.

Bajden i bëri këto komente në Varshavë, në ndalesën e parë të turneut në Evropën Lindore.

“Qasja jonë e re e adaptuar për mburojën raketore është dizajnuar që t’i përballojë kërcënimet në rritje, jo vetëm ndaj Shteteve të Bashkuara, por para së gjithash dhe mbi të gjitha ndaj Evropës. Ajo e forcon mbrojtjen raketore të Evropës, e forcon Artikullin 5 të NATO-s dhe e forcon kapacitetin zbrapsës të aleancës”, tha Bajden.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha se Polonia është e gatshme të marrë pjesë në mburojën e rikonfiguruar raketore amerikane.

Turneu i nënpresidentit Bajden i përfshin edhe ndalesat në Çeki dhe Rumani.
XS
SM
MD
LG