Ndërlidhjet

Amerikani arrestohet për komplotim terrorist



Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se një 27 vjeçar është arrestuar në zonën e Bostonit nën akuzat për terrorizëm.

Tarik Mahana akuzohet se ka komplotuar për t’u ofruar mbështetje materiale terroistëve.

Pretendohet se Mehana dhe dy bashkëpunëtorë të tij kanë udhëtuar në Lindjen e Mesme për t’u stërvitur, i kanë diskutuar sulmet në një qendër tregtare dhe kanë shpërndarë “video të xhihadit”.

Departamenti i Drejtësisë tha se Mehana ishte akuzuar në janar të vitit 2009 për deklarata të rrejshme në Byronë Federale të Hetimeve lidhur me hetimet për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG