Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 45 vjet burg për trafikantin e drogës



Trafikanti i drogës nga Kolumbia, Diego Montoja Sançez, për të cilin konsiderohet se ka futur ilegalisht në SHBA sasinë më të madhe të kokainës kolumbiane, është dënuar me 45 vjet burg.

Gjykata në Majami gjithashtu i ka urdhëruar të dënuarit që të paguajë gjobë prej 500 mijë dollarë.

Sançez, i njohur si Don Diego, e udhëhiqte kartelin e drogës në periudhën 1990-2004.

Gjatë kësaj kohe, ai ka trafikuar në SHBA sasi të mëdha të kokainës, në vlerë prej dhjetë miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG