Ndërlidhjet

Klinton:S'ka lidhje normale me Korenë Veriore



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të kenë lidhje normale dhe pa sanksione me Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore.

Ajo e ripërsëriti gatishmërinë e SHBA për bisedime dypalëshe me Korenë e Veriut, por tha se Uashingtoni nuk do t’i zbutë sanksionet ndaj Phenianit, përderisa ai nuk ndërmerr hapa të verifkueshëm dhe të pakthyeshëm drejt çmilitarizimit të plotë bërthamor.

Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të takohen bilateralisht me Korenë e Veriut”, por “kthimi në tavolinën e bisedimeve nuk mjafton”.
XS
SM
MD
LG