Ndërlidhjet

SHBA: Irani të ndërmarrë veprime të shpejta



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Irani duhet të ndërmarrë veprime të shpejta për ta çuar përpara planin e propozuar nga fuqitë botërore, që të hiqet droja nga programi bërthamor i Teheranit.

Sipas planit, Irani do të duhej ta çojë sasinë më të madhe të uraniumit të pasuruar në Rusi dhe në Francë për t’u konvertuar në karburant bërthamor për nevojat e uzinës mjekësore në Teheran.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei, tha se propozim-marrëveshja është “masë e rëndësishme për ndërtimin e besimit”.

ElBaradei i bëri këto komente në bisedimet në Vjenë, ku marrin pjesë Irani, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG