Ndërlidhjet

Bajden sot viziton Rumaninë


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, sot në Bukuresht do të bisedoj me zyrtarët më të lartë të Rumanisë për çështjen e sigurisë rajonale dhe për tema të tjera.

Në agjendën e tij, pos takimit me presidentin rumun, Trajan Bashesku, është edhe fjalimi para studentëve në Bukuresht, për raportet e Shteteve të Bashkuara dhe të Evropës Qendrore.

Dje gjatë vizitës në Varshavë, liderët e Polonisë i premtuan zotit Bajden se do të marrin pjesë në propozimin për sistemin e ri të mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, i cili do të jetë në gjendje t’i ndalë raketat me rreze të gjatë veprimi, që potencialisht mund t’i zhvoilloj Irani.
XS
SM
MD
LG