Ndërlidhjet

SHBA: Të miratohet ligji zgjedhor në Irak


Zëvendës sekretarja amerikane e mbrojtjes, Mishele Flurnoj, tha se planet e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave nga Iraku, mund të ndryshojnë nëse politikanët irakianë së shpejti nuk pajtohen për ligjin për zgjedhjet parlamentare, që duhet të mbahen në mes të janarit të vitit të ardhshëm.

Shqetësimet për afatin e miratimit të këtij ligji janë rritur, pasi Parlamenti dështoi të arrijë marrëveshje për Kodin zgjedhor, për shkak të kontestit lidhur me qytetin Kirkuk, që është i pasur me naftë dhe me mospajtimet për ndarjen e pushtetit ndërmjet arabëve dhe kurdëve.

Zëvendës sekretarja Flurnoj tha se nëse kjo çështje nuk zgjidhet brenda dy javëve të ardhshme, atëherë nënkuptohet se zgjedhjet duhet të shtyhen.

Sipas saj, kjo shtyrje mund të ketë ndikim në planet për tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG