Ndërlidhjet

NATO: Të mbetemi aktiv në Afganistan



Çmimi i mosangazhimit në Afganistan do të jetë shumë më i madh se sa përfshirja aktive në stabilizimin e vendit. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmusen u bë gjatë një konference sigurie në Sllovaki.

Rasmusen theksoi se vetëm përfshirja në Afganistan do të mund të pengojë kthimin e vendit në një bazë aftësimi për Al Kaidën.

NATO-ja ka aktualisht 32 mijë trupa në Afganistan, nga të cilët 32 mijë janë ushtarë amerikanë. Presidenti Obama po sheh mundësinë e shtimit të pranisë ushtarake në këtë vend.
XS
SM
MD
LG