Ndërlidhjet

logo-print

Dell: Mos keqpërdorni KQZ-në



Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christofer Dell, ka kërkuar nga krerët e institucioneve dhe partitë politike që të mos e përfshijnë në fushatën zgjedhore Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“I kërkoj presidentit e kryeministrit dhe partive politike, që të mos e shohin KQZ-në si një element tjetër në fushatat e tyre, në luftën e tyre kundër njeri-tjetrit për votat, por t’i lënë Komisionit Qendror Zgjedhor hapësirë, kohë dhe dinjitet që ta kryejë punën e tij me përgjegjësi dhe për të mirën e kombit të Kosovës”, tha Dell. Ai i bëri komentet gjatë vizitës së tij të përbashkët me liderët e Kosovës në KQZ.

Ai ka përseritur se “zgjedhjet janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe paraqesin sprovë për institucionet".
XS
SM
MD
LG