Ndërlidhjet

logo-print

S’ka shtyrje të gjyqit të Karaxhiqit



Gjykimi kundër Radovan Karaxhiqit do të mbahet siç ishte planifikuar, njofton Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.

"Radovan Karaxhiqi informoi Gjykatën se nuk planifikon të ndjekë seancën e paraparë për të hënën më 26 tetor. Pavarësisht kësaj, Gjykata ka informuar palët se seanca dëgjimore do të zhvillohet siç ishte planifikuar”, tha Nerma Jelaçiç, zëdhënëse e Gjykatës.

Mbi Karaxhiqin rëndojnë 11 akuza, mes të cilave dhe ato për gjenocid dhe krime lufte.
XS
SM
MD
LG