Ndërlidhjet

Pak: Pa kompromis në Bosnjë s’ka shtet



“Nëse nuk do të ketë kompromis në Bosnjë nuk do të ketë as shtet. Nëse Bosnja dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian, ajo mund të hyjë si shtet, por jo përmes entiteteve të ndara”, tha eurodeputetja Doris Pak.

Pak, nga Strasburgu, ka shtuar se është shumë e zhgënjyer për faktin që udhëheqësit e Bosnjës nuk kanë pranuar ofertën e bashkësisë ndërkombëtare. Doris Pak ka vënë në pah se edhe pas raundit të dytë të bisedimeve, që përfunduan pardje në Butmir të Sarajevës, nuk ka përparim.

“Kam përshtypjen se politikanët në Bosnjë nuk janë të interesuar të ndihmojnë vendin e tyre për t’u bërë shtet demokratik dhe funksional”, ka përfunduar Pak.
XS
SM
MD
LG