Ndërlidhjet

Nuk ka njoftime zyrtare për ngjarjen në lumin Tisa


Në Kosovë ende nuk ka njoftime zyrtare lidhur me raportet për incidentin në lumin Tisa në kufirin Hungari – Serbi, pas raporteve të djeshme të mediave për dyshime se disa kosovarë ishin mbytur në lumin Tisa.

Ministria e jashtme e Kosovës nuk i ka konfirmuar raportet se ka pasur të vdekur, ndërsa thotë se ky rast ende trajtohet si i dyshuar.

Misioni i BE-së në Kosovë, EULEKS, ka kumtuar se nuk ka njohuri për këtë ngjarje.

Ka raporte se në kërkimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë përfshirë policitë kufitare të Hungarisë dhe të Serbisë.
XS
SM
MD
LG