Ndërlidhjet

Bajden takohet me zyrtarët e Çekisë


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, sot pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Çekisë, në synimet për sigurimin e mbështetjes për planin e ri për mbrojtjen raketore amerikane.

Zoti Bajden, mbrëmë arriti në Pragë, pas qëndrimit të tij në Rumani dhe në Poloni. Ai mori mbështetjen e liderëve të këtyre dy vendeve për sistemin e ri të mbrojtjes, që do të mund t’i ndalë sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi, që potencialisht mund t’i zhvilloj Irani.

Gjatë ditës ai takohet me kryeministrin çek, Jan Fisher dhe me presidentin Vacllav Kllaus.

Me qëndrimin në Pragë, zëvendës presidenti Bajden e përfundon turneun e tij në Evropën Qendrore.
XS
SM
MD
LG