Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet me bomba – 24 të vrarë


Nga sulmet me bomba sot në Pakistan janë vrarë së paku 24 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Një sulmues vetëvrasës me bombë ka vrarë shtatë vet në një bazë ushtarake në Karma, 75 kilometra larg nga Islamabadi.

Nga sulmi tjetër, kundër një minibusi në rajonin Mohmand, janë vrarë 17 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë. Zyrtarët thanë se kjo bombë ishte aktivizuar nga largësia.

Në Peshavar, nga një sulm me makinë bombë janë plagosur tetë persona.

Këto ishin sulmet më të reja në Pakistan, në periudhën kur ka vazhduar ofensiva ushtarake kundër militantëve talibanë në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin.

Gjatë tri javëve të kaluara, nga vala e sulmeve të militantëve, janë vrarë më se 170 njerëz.
XS
SM
MD
LG