Ndërlidhjet

Prishtinë: MPJ heton rastin në lumin Tisa



Ministria e Jashtme e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e zhdukjes së rreth 15 qytetarëve, për të cilët druhet se janë mbytur në lumin Tisa.

“Ne kemi arsye të besojmë se kjo ka ndodhur. Kjo na bëri të fillojmë ta hetojmë rastin”, ka thënë për AFP, zëdhënësja Albana Beqiri.

“Ka shumë njerëz që vijnë në Ministrinë e Jashtme për të kërkuar hollësi lidhur me të afërmit e tyre, të cilët kohët e fundit e kanë lëshuar vendin dhe ende nuk është konfirmuar mbërritja e tyre”, ka thënë ajo.

Beqiri ka thënë se ministria në Prishtinë është në kontakt me dikasterin përkatës të Hungarisë.

“Autoritetet hungareze kanë kërkuar më shumë kohë për ta hetuar rastin dhe për të siguruar informata më të hollësishme”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë.

Ka raporte se në kërkimet për zbardhjen e ngjarjes janë përfshirë policitë kufitare të Hungarisë dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG