Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO të bëjë më shumë për Afganistanin



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen u bëri thirrje anëtarëve të aleancës të bëjnë përpjekje më të mëdha për ta përshpejtuar trainimin e forcave të sigurisë të Afganistanit. Rasmussen i bëri këto komente në takimin e ministrave të mbrojtjes në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.

“Investimi në kapacitetin e forcave të sigurisë afgane tash nënkupton që NATO-ja më vonë të ketë më pak punë. Këtë e duam të gjithë ne, por para së gjithash dhe mbi të gjitha afganët”, tha Rasmussen.

Ai tha se nisur nga investimi që ka bërë në këtë vend, NATO ka të drejtë të insistojë që qeveria e re afgane të bëjë më shumë për ta luftuar korrupcionin dhe ta përmirësojë efikasitetin.

NATO ka aktualisht 68 mijë trupa në Afganistan, përfshirë 32 mijë amerikanë. Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu ka edhe 36 mijë ushtarë të tjerë nën komandën e saj.

Administrata e presidentit Barak Obama është duke e shqyrtuar propozimin për të dërguar edhe disa mijëra trupa amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG