Ndërlidhjet

Franca, Rusia miratuan propozimin për Iranin



Rusia dhe Franca e kanë miratuar marrëveshjen e cila synon t’i ulë tensionet rreth programit kundërthënës bërthamor të Iranit.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se Rusia e ka pranuar propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që iu prezantua Teheranit dhe tre fuqive botërore, Rusisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ka për qëllim reduktimin e sasive të uraniumit të pasuruar në shkallë të ulët.

Në Paris, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bernard Velero, tha se “projekt marrëveshja i përshtatet Francës”.

Sipas propozim-planit, Irani do t’i dërgonte rezervat e uraniumit të pasuruar në Rusi dhe Francë për konvertim në karburant atomik. Ky karburant nuk do të mund të përdorej për armatim bërthamor.

Perëndimi ka shqetësime se ky proces është pjesë e programit sekret iranian për prodhimin e armatimit bërthamor.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se sot pret përgjigje formale nga të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG