Ndërlidhjet

Pakistan: Ndihmat nuk arrijnë te civilët



Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se punonjësve humanitarë nuk po u lejohet të depërtojnë në rajonin e trazuar pakistanez të Vaziristanit Jugor për shkak të luftimeve të ashpra.

Komiteti tha se ka pak dijeni se “çfarë saktësisht po ndodh” dhe se cilat janë nevojat e njerëzve atje.

Komiteti tha se dëshmitë e siguruara nga refigjatët lënë të kuptohet se është rritur numri i civilëve të vrarë.

Zyrtarët në Pakistan thonë se rreth 140 militantë dhe 20 ushtarë e kanë humbur jetën prej fillimit të ofenzivës në Vaziristanin jugor që filloi të dielën, ndërsa më shumë se 120 mijë civilë janë larguar nga zona e luftimeve.
XS
SM
MD
LG