Ndërlidhjet

Obama pret përgjigjen e Iranit



Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ende është duke pritur të dëgjëjë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore përgjigjen e Iranit lidhur me propozimin për pasurimin e uraniumit.

Zëvendës zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Bill Burton tha se kreu i agjencisë, Mohamed ElBaradei ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga Teherani.

Më herët, Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara e miratuan marrëveshjen e cila synon t’i ulë tensionet rreth programit kundërthënës bërthamor të Iranit.

Sipas planit, Irani do t’i dërgonte rezervat e uraniumit të pasuruar në Rusi dhe Francë për konvertim në karburant bërthamor, që nuk do të mund të përdorej për armatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG