Ndërlidhjet

Pakistani përgënjeshtron akuzat e Iranit



Pakistani i ka siguruar zyrtarët nga Teherani, të cilët po vizitojnë Islamabadin, se kurrë nuk do t'u lejojë militantëve të ndërmarrin sulme kundër Iranit fqinj.

Javën e kaluar Teherani e fshikulloi Pakistanin për sulmin e 18 tetorit kundër Gardës Revolucionare të Iranit.

Irani tha se grupi përgjegjës për sulmin ka selinë në Pakistan, dhe i bëri thirrje Islamabadit që t'i dorëzojë udhëheqësit e rrjetit.

Ministri i Brendshëm pakistanez, Rehman Malik, i tha homologut iranian Mostafa Mohamad Naxhar, se Pakistani "kurrë nuk do të lejojë që territori i tij të shfrytëzohet për çfarëdo aktiviteti terrorist kundër Iranit apo ndonjë vendi tjetër".
XS
SM
MD
LG