Ndërlidhjet

Inspektorët bërthamorë të dielën në Iran



Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të udhëtojnë të dielën në Teheran për ta inspektuar uzinën e dytë bërthamore për pasurimin e uraniumit afër qytetit Kom.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA tha se inspektorët do të qëndrojnë tre ditë në Iran, ndërsa inspektimi do të bëhet të dielën.

Muajin e kaluar, Irani e njoftoi agjencinë se po ndërton një uzinë për pasurimin e uraniumit, të cilën nuk e kishte raportuar më parë.
XS
SM
MD
LG