Ndërlidhjet

Bajden: Nuk ka sfera të influencës



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden tha se beson se i ka qetësuar drojet në rajon se përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë mund të bëhet në dëm të aleatëve të Uashingtonit në Evropë.

“Mendoj se e zgjidha këtë”, tha Bajden në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Pragë.

“Ne duma ta rishtypim butonin me Rusinë. Por nuk duhet ta shtypim butonin për të fshirë kujtesën. E kemi bërë absotulisht të qartë. Ka dy parime që nuk mund të negociohen. Nuk ka sfera të influencës. Nuk do t’a tolerojmë këtë apo të bëhemi pjesë e kësaj”, tha Bajden për Radion Evropa e Lirë.

Ai i bëri këto komente në fund të turneut, ku vizitoi Poloninë, Rumaninë dhe Republikën e Çekisë.

Zyrtarët në Pragë dhe Varshavë ishin të shqetësuar se rikonfigurimi i planeve amerikane për mburojën raketore në Evropën Qendrore ishte kapitullim para Moskës.
XS
SM
MD
LG