Ndërlidhjet

Iran: Përgjigja ndaj propozimit, javën tjetër



I dërguari i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Ali Asgar Sulltanie, tha se Teherani do t’i përgjigjet javën e ardhshme propozimit të agjencisë, i cili synon që pasurimi i uraniumit të bëhet në një vend të tretë.

Propozim marrëveshja parasheh që sasia më e madhe e urnaiumit të pasuruar ulët të dërgohet jashtë vendit për t’u konvertuar në karburant për nevojat e mjekësisë bërthamore.

Disa orë para afatit të fundit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, Sulltanie i tha televizionit shtetëror iranian se ai do t’i japë përgjigje përfundimtare kreut të agjencisë Mohamed ElBaradei javën e ardhshme “pas vlerësimit përfundimtar”.

ElBaradei e konfirmoi vonesën, por shfaqi shpresën se përgjigja do të jetë pozitive.

Më herët, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe FRanca e miratuan marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG