Ndërlidhjet

Podgoricë: Mali i Zi nuk ka marrë tokë të Kosovës


Ministria e brendshme e Malit të Zi thotë se ky vend asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale kundër shteteve fqinje, por me siguri se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të tij.

Këto komente u bënë pas raporteve për protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës së Pejës, për shkak të vendosjes së shenjave lajmëruese në vijën kufitare ndërmjet Malit të Zi e Kosovës dhe rrjedhimisht, për shkak të hyrjes në territor brenda Kosovës.

Autoritetet e Malit të Zi thonë se këto janë shenja të lajmërimeve dhe jo shenja kufitare.

Banorët e fshatrave të Pejës, siç kanë raportuar mediat, kanë shprehur pakënaqësi për shkak se policia kufitare e Malit të Zi ua ndalon hyrjen në pasuritë e tyre në rripin kufitar.

Ministri i jashtëm Millan Roçen, dje deklaroi se Mali i Zi nuk dëshiron ta politizoj çështjen e kufirit me Kosovën.
XS
SM
MD
LG