Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Më se 1000 të vdekur nga gripi i derrave


Zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë thonë se më se 1 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga gripi i derrave.

Shefi i Qendrave për kontrollin e sëmundjeve dhe të parandalimit në Shtetet e Bashkuara, Tomas Friden, tha se vitrusi H1N1 tashmë është përhapur në 46 prej 50 shteteve amerikane dhe më tepër se 20 mijë vetë në Amerikë gjenden në spital për shkak të këtij gripi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se afro 5 mijë ndjerëz kanë vdekur në mbarë botën nga gripi i derrave, prej muajit prill të këtij viti, kur kjo sëmundje u paraqit së pari Meksiko, e pastaj ajo u përhap edhe në Shtetet e Bashkuara.

Përhapjen globale të gripit të derrave, OBSH-ja e ka përshkruar si pandemi.
XS
SM
MD
LG