Ndërlidhjet

SHBA: Deri tash u mbyllën 106 banka


Numri i bankave që dështuan deri tash, në Shtetet e Bashkuara, ka arritur në më tepër se 100.

Rregullatorët federalë të Shteteve të Bashkuara, mbrëmë kanë shpallur edhe rënien e shtatë institucioneve të tjera financiare në pesë shtete amerikane.

Agjencia AP raporton se deri tash, këtë vit, dështuan 106 banka në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në vitin 2008 ky numër ishte 25 dhe në vitin 2007, numri i bankave të mbylluara ishte vetëm 3.

Ky është numri më i madh i rënies së bankave prej vitit 1992, kur u patën mbyllur 120 institucione financiare gjatë krizës së atëhershme të sigurimeve dhe të kredive.

Analistët thonë se mund të ndodhë, që gjatë muajve të ardhshëm, të dështojnë edhe banka të tjera, për shkak të problemeve me kredi, papunësisë s lartë dhe rënies së shpenzimeve të konsumatorëve për shkak të krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG