Ndërlidhjet

Merkel: Të tërhiqen raketat e SHBA-ve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se koalicioni i ri qeveritar, do të kërkojë tërheqje të raketave bërthamore të Shteteve të Bashkuara, të vendosura në Gjermani.

Por, në komentet e saj të sotme, ajo qartësoi se koalicioni i ri qeveritar, do të ndërmarrë aksion lidhur me këto raketa, vetëm brenda kontekstit me NATO-n.

Këto deklarata ajo i bëri duke e paraqitur përbërjen e re të qeverisë së saj të koalicionit të qendrës së djathtë, që përbëhet nga demokristianët e zonjës Merkel, partia Unioni Social i Kristianëve dhe Demokratët e Lirë.
XS
SM
MD
LG